Sport

Hughton, selektor i Ganës

Chris Hughton është zgjedhur selektor i përfaqësueses së Ganës në futboll.

Ish-trajneri i Newcastlet, Brightonit dhe Nottingham Forestit së fundi ka punuar si drejtor teknik i përfaqësueses ganeze. Ai zëvendëson Otto Addon, i cili dha dorëheqje pas Kupës së Botës në Katar.

Anglezit 64-vjeçar i është uruar sukses nga Federata e Futbollit të Ganës.