Sport

Hoxha largohet nga Feronikeli

Mbrojtësi i krahut të majtë, Yll Hoxha më nuk është pjesë e Feronikelit. Klubi nga Drenasi të hënën ka konfirmuar një gjë të tillë, duke e falënderuar Hoxhën dhe dëshiruar suksese në karrierë.

Hoxha ishte pjesë e Feronikelit prej janarit të vitit 2017, duke regjistruar 170 paraqitje.

“Faleminderit Yll Hoxha! Yll Hoxha ka përfunduar avanturën e tij me FC Feronikelin. Mbrojtësi i majtë që erdhi në skuadër në afatin kalimtar të janarit, të vitit 2017, djerësiti plot 170 herë fanellën e Feronikelit. I transferuar nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, konkretisht nga Vllaznia, Hoxha fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë me FC Feronikelin, duke u mbajtur mend për golin e tij në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19, gol që shpalli Niklin kampion të Kosovës”, ka shkruar Feronikeli