Sulmuesi i Manchester Unitedit, Rasmus Hojlund, pritet të mungojë dy deri në tri javë për shkak të lëndimit muskulor.
Hojlund që në verë u ble nga “djajtë e kuq”, realizoi edhe të dielën në fitoren 2:1 ndaj Lutonit në Premier League.
Ishte ndeshja e gjashtë rresht ku Hojlund arrin të shënojë të paktën një gol.
21-vjeçari danez do të mungojë në ndeshjen në shtëpi kundër Fulhamit të shtunën, dhe kundër Nottingham Forestit të mërkurën, në rrethin e pestë të Kupës FA.
Hojlund ka 13-të gola të realizuar në 30 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat, qëkur u transferua nga Atalanta e Serie A me kontratë pesëvjeçare.