Sport

Hojlund debuton ndaj Nottinghamit

Sulmuesi Rasmus Hojlund do të debutojë këtë vikend me fanellën e Manchester Unitedit.

“Daily Mail” ka raportuar të enjten se danezi do të paraqitet në ndeshjen kundër Nottingham Forestit. Kjo ndeshje luhet të shtunën në stadiumin “Old Trafford” dhe i takon xhiros së tretë të Premier Leagues.

Hojlund i mungoi Unitedit në dy ndeshjet e para të këtij edicioni për shkak të lëndimit, të cilin tashmë e ka tejkaluar.

Ai po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit dhe do të jetë plotësisht gati për duelin me Forestin.

20-vjeçari iu bashkua Unitedit këtë verë nga skuadra e Atalantas për 85 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2028.