Sport

Hoffenheimi befason Bayernin

Pas serisë së gjatë pa humbje, Bayern Munich është mposhtur nga Hoffenheimi.

Heroi i vendasve ishte sulmuesi kroat Andrei Kramariq, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 23-të.

Me këtë humbje Bayerni nuk i lëkundet pozita e liderit të Bundesligas. Kampioni gjerman tubon 65 pikë, 13 pikë më shumë se Leipzigu në pozitën e dytë.