Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi ndeshjen e parë në këtë garë do ta luajë kundër Vllaznisë së Pozhoranit.
Në shortin e tërhequr të premten, është caktuar që Llapi në 1/16 e finales do të përballet me ekipin nga Liga e Parë.
Në short për këtë fazë ishin 32 skuadra, përfshirë edhe ato të Superligës.
Ndërkohë, kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë mysafir i Pohenixit, po ashtu ekip i rangut më të ulët se Superliga.
Ndeshjet e kësaj faze janë me sistem eliminimi dhe do të zhvillohen më 17 nëntor. Megjithatë, skuadrat që i kanë më shumë se dy lojtarë të angazhuar në Përfaqësuesen e Kosovës për miqësoren e këtij muaji atëherë ndeshjet do t’i luajnë më datën 24 nëntor.
Çiftet tjera në 1/16 e finales të Kupës së Kosovës, janë: Vëllaznimi – Prishtina, Dukagjini – Rilinda 1974, Prizreni – Istogu, Feronikeli 74 – 2 Korriku, Vushtrria – Drenasi, Vjosa – Ulpiana, Drenica – Flamurtari, Behari – Ferizaj, Drita – Liria, A&N – Rahoveci, Trepça ’89 – Kika, Trepça – Gjilani, Fushë Kosova – Arbëria dhe Ramiz Sadiku – Malisheva.