Portieri i Manchester Unitedit, Dean Henderson, është huazuar te skuadra tjetër angleze, Nottingham Forest.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi anglez në faqen zyrtare.
25-vjeçari është huazuar për një vit, por pa të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Henderson ishte portieri i dytë te “Djajtë e Kuq” dhe nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij sezonin e shkuar.