Sport

Hendbollistet e reja humbin edhe ndeshjen e dytë

hendbollistet

Hendbollistet e grupmoshës U18 të Kosovës kanë pësuar disfatë edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit që po organizohet në Chuzhou të Kinës. 

Të enjten në mëngjes, Kosova U18 humbi nga Franca me rezultatin 44:16, ndaj francezeve të cilat vitin e kaluar e fituan titullin e Evropës për grupmoshën U17. 

Franca U18 është favorite për ta fituar gjithë Botërorin në Kinë. 

Te Kosova lojë të mirë pati Sara Gjergjaj që shënoi katër gola në gjashtë tentime. Katër gola nga shtatë tentime i pati edhe Martina Bibaj, ndërsa Andra Uglani shënoi tri gola në nëntë tentime. 

Ndeshjen e fundit të fazës grupore, Kosova do ta zhvillojë ndaj Indisë. Ky ballafaqim nis në orën 08:00.