Sport

Hendboll, lëvizje në afatin kalimtar të dimrit

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), ka njoftuar të hënën se ka pasur shumë kërkesa nga hendbollistët dhe hendbollistët për të ndërruar mjedis gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Afati kalimtar i dimrit ishte i hapur prej datës 15 deri më 22 janar dhe të drejtën e ndërrimit të skuadrës në të dy konkurrencat e kishin lojtarët pa kontrata dhe ata me fletëlëshim të klubit.

Te hendbollistet, janë katër kërkesa për kalim te Prishtina, nga dy për kalim te Shqiponja, Drita dhe Ferizaj si dhe nga një te Kastrioti, KEK-u, Ulpiana e Prizreni.

Ndërkohë, te hendbollistët pesë kërkesa janë për kalim të hendbollistëve te KH Prishtina, nga dy te Kastrioti, Prizreni, Samadrexha e Rahoveci si dhe nga një te Trepça, Vushtrria, Deçani, Llapi, Zhegra dhe Ulpiana.

Gjithashtu, janë bërë edhe nëntë kërkesa për regjistrim të dyfishtë si dhe katër të tjera për huazim.