Sport

Hendboll, Kosova U17 humb me 20 gola dallim

Kosova U17 e ka humbur thellë ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B për hendbolliste. Të shtunën në Ankara të Turqisë, Kosova U17 humbi nga Sllovakia me rezultat 35:15.

Sllovaket kanë dominuar fillimisht dhe në fund fituan me 20 gola dallim.

Hendbollistet e reja të Kosovës kishin shumë gjuajtje të humbura e gabime teknike. Kanë pasur telashe të mëdha edhe në mbrojtje.

Martina Bibaj shënoi pesë gola nga gjashtë tentime, ndërsa Diona Dresh i kishte katër gola nga pesë tentime.

Të dielën Kosova U17 luan me Poloninë.