Sport

Hendboll, Kosova mposht Turqinë

Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë shënuar fitoren e parë në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023. Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova ka triumfuar ndaj Turqisë me rezultatin 26:24.

Për Kosovën, kjo është fitorja e parë në këto kualifikime në pesë ndeshje të luajtura, ku ka edhe një barazim e tri humbje. Ka tubuar tri pikë.

Kjo fitore vjen për Kosovën pas dy humbjeve rresht nga Greqia me nga një gol dhe rrit optimizmin e hendbollistëve për kalim në fazën tjetër. Më efikasi te Kosova në këtë fitore të rëndësishme ishte Valon Dedaj që realizoi nëntë gola, ndërsa me shtatë gola kontribuoi Drenit Tahirukaj.

Te Turqia, më i dalluari ishte Gorkem Biçer me gjashtë gola të shënuar.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me shifrat 13:13