Sport

Hashani tregon cilat ishin fitoret më të rëndësishme të Prishtinës

Fitoret ndaj Trepçës ’89, Ballkanit dhe Dritës ishin vendimtare që e kthyen Prishtinën në luftën për titull kampioni. Kështu ka thënë të dielën në emisionin Sporti Total në KTV, trajneri i futbollit, Erdin Hashani.

“Prishtina secilën herë ka pasur ngritje të lojës. Secili lojtar është i vetëdijshëm që i duhet edhe një pikë për t’u shpallur kampion. Nëse para gjashtë javësh nuk ka qenë në dorën e vet, tash është. Nuk mendoj se Prishtina do ta lëshojë këtë rast. Nëse kthehemi pak, Prishtina i ka pasur tri ndeshje kyçe. Fitorja me Trepçën ’89 e ka treguar veten, një skuadër kampione nuk dorëzohet asnjëherë. Pastaj fitoret me Ballkanin dhe Dritën. Lojtarët janë djersitur më së shumti në këto ndeshje. Këto janë fitoret kyçe”, tha fillimisht Hashani.

Ai dha mendimin e tij edhe për ndeshjet e xhiros së 34-rt në Superligën e Kosovës.

Kanë qenë tri ndeshje ku vëmendja ka qenë më e madhe. Prishtina-Feronikeli, Drita-Ballkani dhe Arbëria-Drenica janë ato që duhet të theksohen”, përfundoi Hashani.

Prishtina e kërkon titullin e parë në Superligë pas tetë vjetësh. Prej mëvetësimit të futbollit kosovar, 1991/2020, Prishtina i ka 10-të tituj në total.