Trajneri i futbollit Erdin Hashani ka thënë se problemi më i madh i Kosovës është pozita e portierit. “Mungesa e paraqitjeve të Muriqit dhe Ujkanit me klubet e tyre, do të jetë problem për Kosovën. Është një pikë e rëndësishme e ekipit përfaqësues”, ka thënë Hashani në emisionin sportiv të KTV-së, “Sporti Total”.
Ujkani ka luajtur vetëm pak minuta dy vjetët e fundit, derisa as Muriqi nuk e ka gjetur veten te Nottingham Foresti ku u huazua nga Manchester City. Muriqi pritet të huazohet sërish.