Sport

Hajdari: Drenica nuk do të bie moralisht pas humbjes

Skuadra e Drenicës u mposht në stadiumin “Bajram Aliu” në Drenicë nga Ulpiana, por kjo skuadër nuk do të bie moralisht për duelet e radhës. Kështu ka thënë njëri prej ndihmëstrajnerëve të skuadrës, Arton Hajdari. Hajdari, bashkë me ndihmësit e tjerë e udhëhoqën skuadrën në takimin e së shtunës, pasi trajneri Tahir Lushtaku nuk ishte i pranishëm.

“Tani do të kemi pushim për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. Kjo disfatë nga Ulpiana nuk do ta dëmtojë Drenicën në aspektin moral. Do të provojmë të kthehemi më të fortë pas pushimit që e kemi”, ka thënë shkurt pas ndeshjes ndihmëstrajneri i Drenicës, Hajdari.