Sport

Goli i Çekiçit nuk ishte i mjaftueshëm, Konyaspori pëson humbje

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë te skuadra e Superligës turke, Konysapor. Të hënën mbrëma ishte Endri Çekiçi që realizoi gol, por që në fund doli të mos jetë i mjaftueshëm.

Konyaspori humbi 3:2 në udhëtim nga Antalyaspori. Çekiçi shënoi për 2:1 në minutën e 13-të.

Çekiçi luajti deri në minutën e 88-të. Zymer Bytyqi kompletoi ndeshjen, derisa Sokol Çikalleshi luajti prej minutës së 68-të.

Konyaspori është i treti me 64 pikë nga 36 ndeshje.

Çekiçi ka gjashtë gola e katër asistime në 34 paraqitje.

https://streamja.com/3z6wQ