Basketbollistet e Golden State Warriors mposhtën ata të Dallas Mavericks për të kaluar në epërsi 3:0 në finalen e plejofit të Konferencës Perëndimore të NBA-së. Rezultati i ndeshjes së luajtur në orët e para të së hënës në “American Airlines Hall”, ishte 109:100 për Golden Staten.
Golden Statet i duhet edhe një fitore për të kaluar në finalen e madhe.
Tough finishes.
— NBA (@NBA) May 23, 2022
Ridiculous triples.
Creating for teammates.@StephenCurry30 dominates in Game 3 W ?
31 points, 11 assists pic.twitter.com/sscvR5vs5y
Dallasit nuk i mjaftoi as performanca e shkëlqyeshme e sllovenit Luka Donçiq, që shënoi 40 pikë e 11 kërcime. Te skuadra fituese më i dalluari ishte Steph Curry me 31 pikë, 11 asistime e 5 kërcime.
Në finalen e Konferecës Lindore, Miami po kryeson ndaj Bostonit me 2-1 në fitore.
ANDREW WIGGINS EXPLODES TO THE RIM ON TNT ? pic.twitter.com/p18kLhcf1p
— NBA (@NBA) May 23, 2022