Sport

Gjinovci, kandidati i vetëm për kryetar të FVK-së

Bahri Gjinovci

Bahri Gjinovci ka marrë përkrahjen për ta udhëhequr Federatën e Volejbollit të Kosovës edhe për një mandat 4-vjeçar.

Afati për dorëzimin e nominimeve për kryetar të FVK-së ka përfunduar të hënën. Kuvendi Zgjedhor mbahet më 27 shtator.

“Bahri Gjinovci që u zgjodh në vitin 2021, është në përmbyllje të mandatit të parë, pas së cilit ka marrë pëlqimin e shumicës së delegatëve, që ta vazhdojë edhe një mandat tjetër, në krye të shtëpisë kosovare të volejbollit”, shkruan në njoftimin e FVK-së.