Sport

Gjimshiti me Atalantan pësojnë disfatë

Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka luajtur deri në fund të takimit për Atalantan që humbi nga Cagliari në udhëtim me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje e zhvilluar të dielën i takoi javës së 31-të të Serie A. 

Atalanta zë vendin e gjashtë me 50 pikë, kurse Caglia është ngritur në pozitën e 13-të me 30 pikë. Vendi i pestë siguron paraqitjen në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës.