Sport

Gjimnastja ukrainase mbajti pishtarin olimpik me ekipin e BE-së

Mariia Vysochanska me pishtarin olimpik

Foto: Associated Press

Gjimnastja ukrainase Mariia Vysochanska ka udhëhequr një grup të sportistëve evropianë duke mbajtur pishtarin olimpik ndërsa kaloi përgjatë qytetit mesdhetar francez Marseille, raporton agjencia “AP”.

Kalimi i pishtarit olimpik në Marseille shënoi fillimin e një rrugëtimi 11 javor të pishtarit përgjatë Francës, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik. 

Ambienti ishte elektrizues ndërsa rrugët në Marseille ishin mbushur me njerëz që përkrahnin sportistët që po mbanin pishtarin. Në mesin e tyre ishin edhe ish-basketbollisti Tony Parker dhe ish-futbollisti Basile Boli. 

Momenti më i madh për Ukrainën erdhi në mesditë, kur një grup prej 27 sportistëve dhe parasportistëve nga çdo vend i Bashkimit Evropian morën pishtarin dhe iu bashkuan stafetës në festimin e Ditës së Evropës. Ata formuan një gardë nderi për ta mirëpritur gjimnasten Vysochanska, e cila fitoi dy medalje të arta në Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe garoi në Lojërat Olimpike në Tokio në vitin 2021. 

“Është shumë e vështirë t’i përmbledh me fjalë gjithë ato emocione që pata”, ka thënë 21-vjeçarja. “Ndjej krenari dhe lumturi të madhe që Ukraina është bërë shteti i 28-të (që mbajti pishtarin, duke iu bashkuar 27 shteteve të BE-së), dhe se kapiteni më nderoi duke më lënë mua që të mbajë pishtarin olimpik”. 

Pasi dorëzoi stafetën, ekipi evropian u prit nga ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera.