Sport

Gjilani zyrtarizon Ramadanin

Klubi i futbollit Gjilani ka zyrtarizuar trajnerin për edicionin e ri. Është Zekirija Ramadani që do ta drejtojë Gjilanin. Ramadani me Gjilanin ka firmosur për dy vjet.

Trajneri shkupjan së fundi e drejtoi Egnatian në Superligën e Shqipërisë.

Në Kosovë ka drejtuar Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën. Me të tri këto skuadra e fitoi titullin e kampionit.

Më herët ka drejtuar edhe Shkupin e Flamurtarin e Vlorës.