Gjilani, Ulpiana, Ramiz Sadiku dhe Onixi e kanë siguruar çerekfinalen në Kupën e Kosovës.
Katër ndeshje u zhvilluan të shtunën gjatë ditës.
Gjilani pati punë të vështirë përballë Dukagjinit, megjithatë, arriti të triumfojë në fund, 2:1.
Ulpiana e siguroi kalimin tutje pasi fitoi përballë Arbërisë, 2:1, pas vazhdimeve.
Ramiz Sadiku pa problem e kaloi 2 Korrikun, duke triumfuar si mysafir me rezultatin e thellë, 6:1.
Ndërkohë, ndeshja e vetme që shkoi në penallti ishte ajo ndërmjet Onixit dhe Kekut. Loja e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta u mbyllën 3:3, ndërsa në penallti, Onixi fitoi 5:4.
Të dielën Prishtina – Drenica luhet nga ora 13:30, ndërsa nga ora 13:00, luajnë Ballkani – Malisheva dhe Fushë Kosova – Drita.
1/8 e finales së Kupës së Kosovës, mbyllet me ndeshjen Ferizaj – Llapi, që luhet të hënën në orën 13:00. Llapi është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës.