Gjilani po udhëheq 1:0 ndaj Feronikelit pas pjesës së parë të ndeshjes në Drenas. Feronikeli dhe Gjilani po takohen në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. Blerim Krasniqi ka shënuar golin e vetëm.
Ai realizoi në minutën e nëntë.
Feronikeli tashmë është dorëzuar nga gara për mbijetesë, ndërsa Gjilani është në garë për titull të kampionit.