Sport

Gjilani përforcohet me Dabiqajn

Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit Albert Dabiqajt.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit. Mesfushori nga Deçani është prezantuar te klubi nga Gjilani të hënën.

Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk janë bërë të ditura.

Dabiqaj së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Drenasi, Feronikeli.