Sport

Gjilani mposht Feronikelin dhe kryeson në tabelë

Gjilani i trajnerit Ismet Munishi ka arritur fitore minimale përballë Feronikelit, por të mjaftueshme për të dalë në krye të tabelës pas xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani mposhti skuadrën nga Drenasi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Blerim Krasniqi. Sulmuesi Krasniqi e shënoi golin e parë në Superligë në minutën e 64-t.

Me këtë fitore, Gjilani del i pari në tabelë me 20 pikë, kurse Feronikeli bie në vendin e fundit me 10 pikë, aq sa kanë edhe Dukagjini i vendit të tetë dhe Ulpiana e vendit të nëntë.

Gjilani takimin e radhës e zhvillon në udhëtim te Dukagjini, kurse Feronikeli e pret Llapin.