Gjilani ka fituar derbin e qytetit ndaj Dritës dhe kështu është kthyer fuqishëm në garë për titull.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën, përfundoi 0:2 për Gjilanin.
Tash Gjilani është në vendin e dytë me 64 pikë, vetëm një më pak se Drita liderë.
Deri në fund të stinorit do të zhvillohen edhe dy xhiro.
Në ndeshjen tjetër derbi të zhvilluar në Suharekë, Ballkani dhe Prishtina luajtën baras – 2:2.
Ballkani është i treti me 63 pikë, kurse Prishtina e katërta me 59 pikë dhe pa gjasa për titull.
Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje u arritën këto rezultate: Drenica – Vushtrria 2:1, Ferizaj – Dukagjini 0:4, Flamurtari – Feronikeli 1:0 dhe Trepça ’89 – Llapi 5:4.
Dukagjini, Vushtrria dhe Ferizaj si tri skuadrat e fundit në tabelë tashmë kanë humbur gjasat për mbijetesë në elitë, ndërkohë që edhe Trepça ’89 si e nënta është e rrezikuar shumë. Ajo do të bëjë garë me Drenicën, që është e teta me 41 pikë, për një vend në Superligë.
Këtë edicion, nga Superliga bien katër skuadra, ndërkohë që inkuadrohen vetëm dy.