Sport

Gjilani ankohet në referim

Klubi i futbollit Gjilani është ankuar në ndarje të drejtësisë me pretendimin se është dëmtuar dy herë nga gjyqtarët e ndeshjes kundër Llapit, të cilën e humbi të dielën në Podujevë me rezultat të thellë, 3:1. Gjyqtarë të kësaj ndeshje ishin, kryesori Alban Shala me dy asistentët e tij, Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni.

Gjilani, madje, ka publikuar edhe dy pamje ku pretendojnë se janë dëmtuar.

“E nisim me penaltinë e sotme, ku qartë duket se futbollisti i Llapit, Arbnor Ramadani, e ndal brenda zonës me dorë topin e goditur nga futbollisti ynë Muhamed Useini, e për çudi as gjyqtari kryesor Alban Shala e as ndihmësit e tijë nuk reaguan fare, duke mos sinjalizuar lojë me dorë brenda zonës së Llapit. Rasti i dytë është nga ndeshja Feronkeli-Gjilani, ku gjatë një aksioni sulmuesi ynë, Arbër Çyrbja pranon topin nga mesfushori, Muhamed Useini, e që në pamje duket se Çyrbja gjendej në pozitë të rregullt mirëpo kësisoj nuk menduan gjyqtarët e takimit, duke ndaluar lojën si pozitë të pa rregullt edhe pse sulmuesi ynë ishte mbi një metër brenda në lojë”, thuhet në reagimin e Gjilanit.

Gjilani ka paralajmëruar se të hënën do të dorëzojë edhe një ankesë në FFK ku do të kërkojë përgjegjësi për gabimet që sipas tyre po u përsëriten çdo javë.

 

REAGIM Skuadra jonë më shumë se nga kundërshtarët e pëson nga referimi, ku në dy javët e para të pjesës së dytë...

Posted by SC Gjilani on Sunday, February 21, 2021
 

Rasti i 2-të, ku në takimin Feronikeli-Gjilani, gjyqtari anësor e ndalon si pozicion jashtë loje Arbër Çyrben, në këtë aksion të nisur nga Useini, e që pamjet flasin të kundërtën.

Posted by SC Gjilani on Sunday, February 21, 2021