Sport

Gjermania fiton me përmbysje ndaj Holandës

Gjermania

Gjermania ka shënuar fitore në miqësoren e luajtur në Frankfurt të martën kundër Holandës. Gjermanët mposhtën holandezët me rezultatin 2:1. 

Holanda shënoi në minutën e 4-t golin e epërsisë, ndërsa në minutë e 11-të u barazuan shifrat në 1:1.

Fitoren gjermanët e siguruan pesë minuta pa përfunduar takimi miqësor. 

Për Gjermaninë ishte fitorja e dytë në miqësoret e këtij muaji. Para Holandës mposhti Francën.