Përfaqësuesja e Gjermanisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në basketboll. Gjermanët, të mërkurën kanë avancuar në mesin e katër ekipeve më të mira të këtij turneu, pasi në çerekfinale eliminuan Letoninë.
Dueli i luajtur në Manila të Filipineve, ka përfunduar me fitoren e ngushtë të Gjermanisë me shifrat 81:79.
Ndeshja ka qenë shumë e fortë dhe rivalizuese gjatë tërë kohës, me Gjermaninë që në fund siguruan fitoren dhe kalimin tutje.
Letonia e fitoi çerekun e parë dhe të fundit, por që nuk mjaftuan për ta evituar disfatën nga Gjermania.
Gjermania ishte më e mirë në çerekun e dytë dhe të tretë për ta siguruar përballjen në gjysmëfinale me SHBA-në.
Franz Wagner me 16 pikë, 8 kërcime e 3 asistime ishte më efikasi te Gjermania, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Andreas Obst (13 pikë) e Moritz Wanger (12 pikë).
Te Letonia, tre basketbollistë e mbyllen ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa Arturs Zhagars e Davis Bertans ishin më efikasit. Zhagars shënoi 24 pikë, ndërsa Bertans shtoi 20 sosh.
Gjysmëfinalja mes SHBA-së dhe Gjermanisë, do të zhvillohet të premten në Manila.
VIDEO:
Davis Bertans is actually ridiculous ?
— FIBA Basketball World Cup 2023 ? (@FIBAWC) September 6, 2023
3/3 from beyond the arc to start the game ?#FIBAWC x #WinForLatvia ?? pic.twitter.com/SBvms8PXNN
VIDEO:
Schroder has the day off.
— FIBA Basketball World Cup 2023 ? (@FIBAWC) September 6, 2023
Mo: Let me carry.#FIBAWC x #WinForAll pic.twitter.com/JAxjRLnrNU