Federata e Xhudos ka konfirmuar e gjashtë xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian U23 që do të mbahet në Gyor të Hungarisë, transmeton Koha.net.
Në kategori të ndryshme Kosova përfaqësohet nga:
-57 Kg Flaka Loxha
-63 Kg Laura Fazliu
-78 Kg Loriana Kuka
-73 Kg Akil Gjakova
-90 Kg Andi Artani
-100 Kg Shpati Zekaj
Federata bën të ditur se garat do të mbahen përgjatë tre ditëve, në ditën e parë ndeshet Flaka Loxha, në ditën e dytë Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, kurse në ditën e tretë Loriana Kuka, Andi Artani dhe Shpati Zekaj.
Me xhudistët ka udhëtuar kryetari i Federatës se Xhudos, Agron Kuka dhe asistent trajneri për grupmosha të reja Fatos Tabaku.
Kosova nga Kampionati Evropian U23 ka gjithsej 8 medalje – 4 të arta, 1 të argjendtë, 3 të bronzta.