Kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Agon Elezi, Erdon Daci e Lirim Qamili janë gjashtë futbollistët shqiptarë të përfshirë në listën e selektorit të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski për miqësoret e këtij muaji.
Sulmuesi Qamili që bën karrierë te skuadra elitare e Danimarkës, Hvidovre, është ftuar për herë të parë te Maqedonia e Veriut. Lista e lojtarëve të ftuar u publikua të enjten. Milevski ka ftuar 28 futbollistë, ndërsa Maqedonia e Veriut do t’i luajë dy ndeshje miqësore, me Moldavinë dhe Malin e Zi. Të dy miqësoret do të zhvillohen në Antalia të Turqisë. Miqësoren e parë e luan më 22 mars kundër Moldavisë, kurse pas tri ditësh ndaj Malit të Zi.