Sport

Gjakova siguron gjysmëfinalen e Evropianit U23

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-23, që po mbahet në Gyor të Hungarisë, kategoria -73 kg.

Raundin e parë, Akili e kaloi pa luftë, në të dytën mundi serbin, Filip Jovanoviq. Në raundin e tretë mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli.

Akili në gjysmëfinale do të përballet ndaj Marcel Cercea të Rumanisë.

Laura Fazliu shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë -63 kg. Humbje pësoi edhe në repesazh. Një fitore dhe një humbje i pati dje edhe Flaka Loxha në kategorinë -57 kg.