Sport

Gjakova i argjendtë në Evropian

Xhudisti Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Kampionatin Evriopian në Podgoricë.

Ai në finale u mposht nga xhudisti rus, Saian Ondar, raporton Koha.net.

Xhudisti rus në finale ishte dukshëm më i mirë se Gjakova, duke e mposhtur atë me një Wazzari dhe Ippon.

Megjithatë, Gjakova e fitoi medaljen e argjendte, dhe kjo njëherësh është arritja më e madhe në karrierën e xhudistit nga Peja, pasi vitin e kaluar në kampionatin Evropian që u zhvillua në Izrael, e fitoi medaljen e Bronztë.

Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kg, për të kaluar deri në finale, fillimisht e mposhti xhudistin gjerman, Lukas Venekold me Wazzari dhe Ippon.

Më pas, në luftën tjetër doli më i suksesshëm se xhudisti nga Azerbajxhani, Telman Valiev, duke triumfuar falë dy penalizimeve që i mori kundërshtari, ndërsa në gjysmëfinale me dy Wazzari e mposhti xhudistin nga Moldavia, Cornel Andries.

Ndërkohë, në këtë kampionat evropian, e artë doli edhe Distria Krasniqi, që të premten e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kg.