Akil Gjakova ka mbetur pa medalje nga Grand Slami i Parisit.
Ai arriti të kualifikohej deri në gjysmëfinale, por aty u ndal nga xhudisti nga Mongolia, Tsend-Ochir, transmeton Koha.net.
Më pas Gjakova luftoi për medalje të bronztë, megjithatë nuk ia doli të rrëmbente atë pasi u mposht me ippon nga italiani, Fabio Basile.
Kujtojmë se sot medalje të argjendtë në garën e sotme në Paris e rrëmbeu Distria Krasniqi.