Sport

Gjakova eliminohet nga turneu në Turqi

Akil Gjakova ka humbur mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë pasi në “repechage” është mposhtur nga iraniani Mohammad Mohammadi.

Kosova mbetet në garë edhe për një medalje pasi Loriana Kuka pritet të fillojë përballjet në kategorinë deri në 78 kilogramë.


Gjakova humb në çerekfinale, shpresë për të bronztën

Akil Gjakova është mposhtur nga koreani Changrim An në çerekfinale të turneut që po mbahet në Antalya të Turqisë.

Xhudisti nga Kosova u mposht me ippon në “golden score” ndërsa tani shpreson për medaljen e bronztë përmes dueleve “repechage”.


Akil Gjakova kalon në çerekfinale të turneut në Turqi

Akil Gjakova ka mposhtur me ippon Behruzi Khojazodan e Taxhikistanit, për të kaluar në çerekfinale të Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë.


Gjakova drejt medaljes në Turqi

Akil Gjakova është rrugës së mirë për të siguruar medalje në Turqi, në rrethin tjetër ai do të përballet me Behruzi Khojazoda.

Rrethin e parë Akili e kaloi pa luftë, në atë të dytë eliminoi xhudistin nga Kyrgiztani, Bektur Rysmambetov, kurse tani do të përballet me xhudistin nga Tazikistani, Behruzi Khojazoda.

Akili do të tentojë të bëjë atë që bënë dje xhudistët kosovare: Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Fjolla Kelmendi – dy të parët morën medalje të Arta, kurse Kelmendi të Argjendtë.