Sport

Gerrardi nderon Tottin

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard përmes një postimi në Instagram ka nderuar kapitenin e Romës, Francesco Totti, i cili sot zhvillon ndeshjen e tij të fundit në fanellën e klubit italian.

Totti, i cili tërë karrierën e tij ka veshur fanellën e Romës, sot do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Genoas, transmeton Koha.net.

“Mbreti i Romës luan ndeshjen e tij të fundit sot. Një lojtar special që meriton të gjitha përgëzimet që vijnë në drejtim të tij. Respekt të madh për besnikërinë e tij ndaj klubit të tij”, ka shkruar Gerrard në Instagram.

Që nga debutimi i tij me Romën më 1992 ai ka bërë 782 paraqitje, duke shënuar 307 gola. Ndërsa ka fituar një herë Këpucën e Artë, 2 Kupa të Italisë, 1 Superkupa të Italisë, si dhe njëherë ka fituar Serie A.