Sport

Gani Sejdiut po i dhimbset gjendja në të cilën ndodhet Feronikeli

Trajneri i futbollit, Gani Sejdiu, ka zbuluar në “Sportin Total” të KTV-së disa nga faktorët që kanë ndikuar në rezultatet negative të Feronikelit.

Sejdiu që ka fituar të gjithë trofetë me Feronikelin si trajner, ka thënë se i dhimbset gjendja në të cilët ndodhet Feronieli.

“Shumë ndërrime të lojtarëve, të trajnerëve dhe gjitha këto kanë bërë që Feronikeli të jetë këtu ku është, e që realisht nuk e meriton me qenë në këtë pozicion. Gjithmonë e ka pasur cilësinë dhe për atë është për tu dhimbsur gjendja ku është. Unë flas në aspektin e përgjithshëm, dhe është për tu dhimbsur me ardh Feronikeli në këtë pozicion, ku me këtë humbje është kandidat potencial me ra nga liga. Dëgjojë deklarata që jemi ekipi më i mirë taktikisht, ekipi që bëjmë lojën më të mirë. A bënë lojë të mirë, a luan mirë taktikisht, apo luan më së miri futboll, gjithmonë tregues janë rezultatet dhe pozicioni në tabelë. Vet pozicioni në tabelë, tregon se diçka me Feronikelin nuk është në rregull. Unë nuk paragjykojë me thënë se faji është i kryesisë, i lojtarëve apo trajnerit, unë nuk guxojë me hyjë në atë pozicion dhe me gjet fajtorin. Unë personalisht nuk kam qejf me pa Feronikelin në këtë pozitë sepse e kam kaluar një periudhë, mund të them më të mirën në karrierën time. Por, ka ende kohë, Feronikeli mund të rikthehet”, tha Sejdiu.

Feronikeli është e gjashti në renditje me 27 pikë. Ka vetëm një pikë më shumë se Arbëria që zë vendin e tetë, pozitë që në fund të kampionatit dërgon në barazh.