Klubi turk i futbollit, Galatasaray, ka prezantuar dy futbollistë të hënën. Bëhet fjalë për Serge Aurier dhe Carlos Vinicius.
Aurier ka kaluar nga skuadra e Nottingham Foresit, kurse Vinicus nga Fulhami. Të dy lojtarët janë huazuar te Galata nga klubet elitare angleze deri në fund të edicionit aktual.
Galatasaray është në kërkim të përforcimeve tjera për pjesën e mbetur të edicionit. Afati kalimtar në Turqi përfundon të premten. Galatasaray po lufton për titull.