Tre futbollistë të Liverpoolit shënuan nga dy gola të dielën në fitoren 7:0 ndaj Manchester Unitedit. Cody Gakpo, Darwin Nunez dhe Mohamed Salah shënuan në derbin e madh dhe fitoren historike të Liverpoolit.
Ata bëhen vetëm “treshja” e katërt në histori të Premier Leagues që shënuan nga dy apo më shumë gola në të njëjtën ndeshje. Kjo nuk kishte ndodhur që nga shkurti i vitit 1999, kur Cole, Yorke dhe Solskjaer kishin shënuar nga dy gola ndaj Nottingham Forestit.