Sport

Futbollisti shqiptar shënon gol në fitoren e Gjermanisë ndaj Izraelit

Brajan Gruda

Brajan Gruda e ka shënuar golin e parë për Gjermaninë U21,  që të martën fitoi 2:0 ndaj Izraelit. Ndeshja ishte kualifikuese për Evropianin e Shpresave. 

Javën e kaluar, Gjermania U21 luajti pa gola me Kosovën. Por ndaj Izraelit u kthye te fitorja.

Gruda shënoi për 1:0 në minutën e 14-të. Golin e dytë për Gjermaninë U21 e realizoi Merlin Roehl në minutën e 56-të.

Gjermania me fitore doli në vendin e parë në grup me 16 pikë. Polonia është e dyta me 15 pikë. Kosova i ka nëntë pikë në vendin e katërt, ndërsa Izraeli është pa pikë pas pesë ndeshjeve.