Futbollisti iranian Amirhossein Shirchi vdiq rrugës për në spital pasi pësoi infarkt gjatë një ndeshjeje mes klubit të tij Shohad Babolsar dhe kundërshtarëve Naft Gachsaran në ligën e dytë të Iranit.
Shirchi mbeti i shtrirë i palëvizur në një moment të lojës. Bashkëlojtarët filluan menjëherë të thërrisnin mjekët nga pankina.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk arriti të shpëtonte.
Më pas, presidenti i klubit konfirmoi se pësoi infarkt.
Iranian Soccer Player, Amir Hossein Shirchi, 23, Dies On Field of Heart Attack Mid Game
— JimAnon SullyQ (@JimAnonSullyQ) April 27, 2023
In the province of Mazandaran, northern Iran, the new normal strikes again during a soccer match on April, 24, 2023. pic.twitter.com/qNocvWufJc