Sport

Futbollistët e kombëtares shqiptare kërkojnë lirimin e Ballistit

Lirimin e Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, e kanë kërkuar edhe disa prej futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Përmes rrjeteve sociale ata kanë shkruar “Liri për Ballistin”, transmeton Koha.net. Ata e konsiderojnë absurd vendimin për ekstradimin e tij në Serbi.

“Liri për Ismail Morinen. Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një”, ka shkruar Mavraj.

Përveç tij lirimin e Ballistit e kanë kërkuar edhe Bekim Balaj, Armando Sadiku, e Sokol Cikalleshi, postimet e të cilëve mund t’i shikoni në fotot më poshtë.

Ballisti është i njohur si autor i lansimit të dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Evropian më 14 tetor 2014.

{gallery}