Sport

Futbollistët e klubit anglez kërcënojnë me bojkot të ndeshjeve nëse s’i marrin pagat

Foto: Reuters

Futbollistët e klubit të Boltonit kanë kërcënuar se do të bojkotojnë ndeshjen e mbetura në Championship nëse nuk do të marrin pagat nga klubi, raporton Sky Sports.

Dy ndeshjet e fundit Boltoni i luan ndaj Brentfordit dhe Notthingham Forestit, transmeton Koha.net.

Futbollistët e Boltonit ende janë në pritje të pagave të muajit mars, dhe kanë refuzuar të stërvitin në fillim të këtij muaji gjithashtu edhe në mbështetje të stafit të klubit që nuk janë paguar.

Sky Sports raporton se Boltoni ka pasur probleme financiare së fundmi, e problemet janë shfaqur edhe në fushë, ku javën e kaluar është konfirmuar rënia në League One.