Sport

Futboll, mësohen çiftet e xhiros së parë

Edicioni 2021/22 në Superligën e Kosovë në futboll, do të nis më 21 gusht. Ndërsa, të premten është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në xhiron e parë, kampionia e Kosovës, Prishtina do të jetë mysafire e Malishevës. Malisheva debuton në Superligë, pasi sezonin e fundit u shpall kampione e Ligës së Parë, Grupi A.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi e pret në shtëpi Ulpianën, kampionen e Grupit B të Ligës së Parë. Në ndeshjet tjera, do të takohen: Drita - Feronikeli, Drenica - Gjilani dhe Ballkani - Dukagjini.