Sport

Futboll, mësohen çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës

Të martën është tërhequr shorti për çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshjet e këtij raundi, do të luhen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndër çiftet më interesante të 1/8 së finales, janë Prishtina – Drenica, Gjilani – Dukagjini e Ballkani Malisheva.

Llapi, si fitues i këtij trofeu në fuqi, do të përballet në udhëtim me skuadrën e Ferizajt. Ndërkohë, në ndeshjet tjera, do të takohen: Fushë Kosova – Drita, Ulpiana – Arbëria, Onix – KEK-u dhe 2 Korriku – Ramiz Sadiku.