Sport

Futboll, Kupa e Kosovës rifillon në fundjavë

Këtë vikend do të rifillojë stinori pranveror në futbollin e Kosovës, por me ndeshjet që do të luhen në kuadër të Kupës, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të hënën. Komisioni i garave tashmë ka caktuar orarin e ndeshjeve të 1/8 së finales, të cilat do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Të gjitha ndeshjet, startojmnë prej orës 13:00, ndërsa si të shtunën ashtu edhe të dielën, do të zhvillohen nga katër ndeshje.

Ditën e shtunë, do të luhen duelet Liria – Llapi, Feronikeli ’74 – Trepça ’89, Ballkani – A&N dhe Flamurtari – Vushtrria. Ndërsa, të dielën, do të përballen Gjilani – Vjosa, Behari – Prizreni, Malisheva – Fushë Kosova dhe Prishtina – Dukagjini.