Sport

Fulhami, favorit për Firminon

Pas Nottingham Forestit edhe skuadra tjetër nga Angli, Fulhami është futur në garë për sulmuesin Roberto Firmino. Madje, raportohet se Fulhami është favorit për transferimin e Firminos gjatë këtij muaji.

Braziliani ka kërkuar largimin nga Al-Ahli dhe është i gatshëm të rikthehet në Premier League. Para fillimit të këtij edicioni, Firmino u transferua në Arabinë Saudite dhe firmosi kontratë trevjeçare me Al-Ahlin. Ai këtë edicion ka shënuar 11 gola në kampionat, por nuk ka arritur të përshtatet mirë në Lindjen e Mesme.

Fulhami për kartonin e tij, pritet të paguajë mbi 10 milionë euro.