Mesfushori i Atalantas, Remo Freuler, i ka kompletuar testet mjekësore me Nottingham Forestin, para transferimit për 9 milionë euro në Angli.
Përfaqësuesi i Zvicrës është afër zyrtarizimit te skuadra e Premier Leagues angleze, që sivjet u ngjit në këtë rang garash.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të shtunën se ai ka kompletuar testet mjekësore.
Transferimi i tij do të përfshijë edhe tre milionë euro bonuse.
30-vjeçari Freuler iu bashkua Atalantas në verën e vitit 2016 dhe ka shënuar 21 gola në 260 paraqitje me Atalantan.
Ai do të nënshkruajë kontratë me klubin e ri deri në vitin 2025.