Sport

Formula 1, Russell fiton në garën Grand Prix të Belgjikës

George Russell

George Russell ishte më i suksesshëm se ngasësi tjetër i skuderisë së Mercedesit dhe e fitoi garën Grand Prix të Belgjikës të dielën.

Russell shfaqi vozitje të shkëlqyer dhe arriti që të ngjitet në vendin e parë në podium.

Në vendin e dytë përfundoi Hamilton, kurse Oscar Piastri e kompletoi podiumin pasi zuri vendin e tretë.

Max Verstappen i Red Bullit, pavarësisht që nuk ishte në tri më të mirët e kësaj gare, vazhdon të prijë në listën e përgjithshme të ngasësve në Formula 1.

Prinë me 275 pikë.

Vendin e dytë e zë Lando Norris i McLarenit me 197 pikë.

Norris ka 23 pikë më shumë se Charles Leclerc i Ferrarit.

Russellit i merret çmimi

8 muaj më parë / 28 kor 2024 21:34
George Russell

George Russell

Photo: Associated Press

George Russell është skualifikuar nga Çmimi i Madh i Belgjikës pasi mercedesi i tij u tha se ishte nën peshën e lejuar për garë, ka njoftuar Formula 1.

Atij iu mor çmimi, duke iu dhënë Lewis Hamiltonit, derisa formula e Russellit u tha se në fillim peshonte 798 kilogramë, por kur u mat në peshore pas kullimit të rezervuarit, u tha se ishte 796.6 kilogramë.

"Makina u peshua në peshoren e FIA-s brenda dhe jashtë dhe pesha ishte 796.5 kilogramë. Kalibrimi i peshores së jashtme dhe të brendshme u konfirmua dhe u dëshmua nga konkurrenti", u tha në njoftim.

Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, u shpreh se ekipi do ta pranojë rezultatin, ndonëse shtoi se kjo s'qe e lehtë për garuesin.

“Është kjo që është, gabim që ka ndodhur. Duhet të mësojmë nga kjo. Si ekip ka më tepër gjëra pozitive, por që për Georgen është goditje e madhe”, thuhet në reagim.