Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Tel Aviv.
Përzgjedhësi Edi Reja ia ka besuar portën Thomas Strakoshës.
Në mbrojtje rreshtohen Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli e Ivan Balliu.
Në mesfushë luajnë Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Kristjan Asllani dhe Amir Abrashi.
Ndërkohë, në sulm është dyshja Sokol Cikalleshi e Armando Broja.
Shqipëria me një fitore eventuale do t’i mbante gjallë shpresat për vendin e parë në grupi 2 të ligës B të Ligës së Kombeve. Renditet e treta me dy pikë pas dy ndeshjeve. Izraeli është i pari me pesë pikë, por që nuk do të ketë më ndeshje për të luajtur, ndërsa kuqezinjtë do të përballen edhe me Islandën.