Sport

Formacioni i Rejas kundër Spanjës

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, do të luajë me formacionin 3-4-1-2 kundër Përfaqësueses së Spanjës.

Në portë, Reja do të startojë me Etrit Berishën.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli.

Para mbrojtjes do të luajë katërshja Ivan Balliu, Qazim Laçi, Klaus Gjasula dhe Elseid Hysaj.

Sulmi i përbërë nga Sokol Çikalleshi dhe Armando Broja, do ta ketë përkrahjen e Keidi Bares.

Ndërkohë, Spanja do të luajë me formacionin 4-3-3.

Në portë, Raya.

Në mbrojtje Alonso, Torres, Garcia dhe Carvajal.

Në mesfushë, Pedri, Rodri dhe Gavi.

Treshja e sulmit do të përbëhet nga Sarabia, Morata dhe Torres.